• Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
Info Plus
  • Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
  • Facebook

  • Twitter

  • Instagram

  • Google+

  • YouTube

  • RSS

Bota

Zjarret në Kaliforni, shkrumbohen edhe shtëpitë e të famshmëve

Zjarret në Kaliforni, shkrumbohen edhe shtëpitë e të famshmëve
Plus Info
13/11/2018

Gerard Butler dhe Miley Cyrus janë mes personaliteteve shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar në zjarret vdekjeprurëse që kanë përfshirë kaliforninë.
Edhe Kim Kardashian West dhe Lady Gaga, janë evakuar nga shtëpitë e tyre gjatë fundjavës.

Zjarret e para nisën të enjten dhe i kanë marrë jetën të paktën 31 personave, me më shumë se 200 të tjerë të zhdukur. rreth 250 mijë vetë ndërkohë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Ndërsa kanë ndarë ndjenjat e tyre me fansat online, yjet kanë bërë edhe apel për të dhuruar para, ndihma e madje edhe kontribut njerëzor për një numër organizatash bamirëse dhe fondacionesh që punojnë për të ndihmuar të prekurit nga katastrofa.

Ylli skocez Gerard Butler, ka postuar online një foto të asaj që ka mbetur nga shtëpia e tij në malibu, duke falenderuar zjarrfikësit për kurajon e tyre.

Zjarret kanë dëmtuar edhe një fermë që ka qenë shpesh herë set xhirimi për filma dhe emisione televizive.

Paramount Western Town, ishte ndërtuar në vitet 1950 dhe atje janë xhiruar skenat e dy sezoneve të para të Westworld, përcjell TCH.

Gjendja në Kaliforni mbetet alarmante me erërat e forta që kërcënojnë të përhapin më tej flakët.

Kjo ka bërë që guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, t’i kërkojë presidentit Donald Trump të shpallë gjendjen e katastrofës, një lëvizje kjo që do të mundësonte marrjen e fondeve federale të emergjencës për të përballuar situatën.

 

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype


Postime të lidhura
Bota
13/11/2018
Plus Info
Postime të lidhura

Më shumë në Bota

Një vajzë britanike vdes pas ngrënies së një akullore në Spanjë

Plus Info21/02/2019
Lexo më shumë

Orteku në Zvicër, 1 i vdekur e tre të plagosur

Plus Info20/02/2019
Lexo më shumë

Pas sulmit vetëvrasës, myslimanët në Indi porositen të qëndrojnë vigjilentë

Plus Info18/02/2019
Lexo më shumë

Serbët e Amerikës, peticion me 37 mijë firma Donald Trump kundër Kosovës

Plus Info15/02/2019
Lexo më shumë

Burgu ekstrem amerikan për El Çapon, i cili është arratisur dy herë në Meksikë

Plus Info14/02/2019
Lexo më shumë

17 vjet nga gjykimi i “Kasapit të Ballkanit”

Plus Info12/02/2019
Lexo më shumë
Për më shumë
Trokit

Panorama Residence

Info Plus
Ky portal mirëmbahet nga Smart Media sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Smart Medias. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2009 Portali Plus Info.

Raporto ngjarje

Raporto ngjarje/lajme në 049 365 100 Viber...& WhatsApp...+377 44 60 40 50 Në e-mail: info@plus-televizion.tv Ekipet e Plus Tv do të ju vizitojnë dhe do të kujdesën që t'a sensibilizojnë opinionin.

Kategori

  • Bota
  • Kronika e Zezë
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajonale
  • Rusia 2018
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Uncategorized

Copyright © Smart Media Sh.P.K.

Rr. "Adem Jashari" ☎ +37744 60 40 50 ✉ redaksia@plus-televizion.tv

Skandali që tronditi Australinë: Vendos gjilpëra në dredhëza, tash del para gjyqit
Mbi 600 të zhdukur nga zjarret në Kaliforni
Kjo faqe interneti përdor "cookies" për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit dhe për të siguruar që po funksionon në mënyrë efektive. Pranoj Lexo më shumë