
Komuna e Vitisë përmes ndeshjeve miqësore në futboll bëri bashkë përfaqësues të komunës, Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, KFOR-in britanik dhe amerikan.
Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë, dje në fshatin Ramnishtë të Vitisë, janë zhvilluar 3 ndeshje miqësore në futboll.
Me këtë rast në këto ndeshje miqësore kanë marrë pjesë përfaqësues nga Komuna e Vitisë, KFOR-i Britanik, FSK-ja- Regjimenti i Parë i Këmbësorisë , Policia e Kosovës Stacioni në Viti dhe KFOR-i Amerikan – Veteranet. Në aktivitet sportive ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe drejtori i DKRS-së, Milot Lala. Në fund të këtij aktiviteti për pjesëmarrësit e ndeshjeve miqësore u ndan mirënjohje dhe u shtrua një koktej rasti.
Facebook
Twitter
Instagram
YouTube
RSS