
Tre persona janë vrarë gjatë një sulmi me thikë në qytetin francez të Nicëe, tha policia.
Kryebashkiaku i këtij qyteti, Christian Estrosi tha se gjithçka tregonte për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.
Policia tha se një gruaje i ishte prerë koka në sulm dhe Estrosi foli për “Islamofashizëm”.
I dyshuari u ndalua menjëherë pas sulmit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Prokurorët kombëtar të Francës antiterror hapën një hetim vrasjeje.
Kryetari i bashkisë u tha gazetarëve se i dyshuari kishte “përsëritur pafundësisht ‘Allahu Akbar’ (Zoti është më i madhi) kur ai po trajtohej në vendin e ngjarjes”.
Estrosi tha se një nga të vrarët ishte kujdestari në bazilikë.
Ministri i brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën në qendër të qytetit. Gérald Darmanin tha se po mblidhte një takim krize në ministrinë në Paris, transmeton Klan Kosova.
Facebook
Twitter
Instagram
YouTube
RSS