
Për herë të parë në karrierën e tij, mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, është zgjedhur si futbollisti më i mirë i vitit në Gjermani.
Kroos mori 184 nga gjithsej 475 vota. Të drejtë vote kishin anëtarët e Shoqatës së Gazetarëve Gjerman të Futbollit dhe ata e zgjedhën mesfushorin e Real Madridit, pasi që ai ishte i vetmi lojtar gjerman i cili kishte pasur sukses ndërkombëtar, duke e fituar Ligën e Kampionëve me klubin e tij.
“Më mirë vonë se kurrë! Futbollisti i Vitit, një çmim shumë i mirë! Përveç zhgënjimit në Kupën e Botës, sezoni i kaluar ishte një vit tjetër i veçantë me fitoren e 4-të të Ligës së Kampionëve. Dua të falënderoj familjen sime, të gjithë ata që më përkrahin, shokët e mi dhe, sigurisht, të gjithë ata që votuan për mua”, ka shkruar gjermani në llogarinë e tij në Twitter.
Jupp Heyneckes u shpall trajneri më i mirë i vitit për herë të dytë në karrierën e tij. Sezonin e kaluar, ai e fitoi titullin e Bundeligës me Bayern Munichun. /Express/
Facebook
Twitter
Instagram
Google+
YouTube
RSS