
18 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri rus në veri-perëndim të Siberisë.
Zyrtarët rusë bënë me dije se helikopteri i rrëzua në orën 10:20 më kohë lokale, 180 km nga qyteti i Igarka, në territorin e Krasnoyarsk. Të gjithë ata që ndodheshin në bord, tre anëtarët e ekuipazhit dhe 15 pasagjerë kanë humbur jetën.
Sipas mediave të huaja, helikopteri po transportonte punonjësit në një stacion nafte.
Aktualisht është ngritur një grup pune që po heton për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të helikopterit, proces që pritet të zgjasë disa ditë.
Facebook
Twitter
Instagram
Google+
YouTube
RSS