• Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
Info Plus
  • Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
  • Facebook

  • Twitter

  • Instagram

  • Google+

  • YouTube

  • RSS

Lajme

Protestohet për vdekjet në vendin e punës

Protestohet për vdekjet në vendin e punës
Plus Info
09/10/2018

Me helmeta në dorë kanë marrë rrugën drejt sheshit “Zahir Pajaziti” për të protestuar. E gjithë kjo për shkak të vdekjeve të shumta që po ndodhin në vendet e punës. Protesta filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para objektit të Qeverisë së Kosovës. Në rrethojat e këtij objekti ata vendosën 93 helmeta, për të kujtuar 93 punëtorët që humbën jetën në vendin e punës, shkruan Gazeta Express.
Në kërkim të përgjegjësisë për vdekjet në vendin e punës dhe masave për parandalimin e vdekjeve tjera të mundshme, u protestua para Qeverisë së Kosovës me moton “Ndërtesat janë tuajat, jeta e jona”.

Protesta filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para objektit të Qeverisë së Kosovës. Në rrethojat e këtij objekti ata vendosën 93 helmeta, për të kujtuar 93 punëtorët që humbën jetën në vendin e punës.

Organizatori i kësaj proteste, Kushtrim Mehmeti nga OJQ “Beyond the Wall” tha se gjendja momentale mund të konsiderohet gjendje lufte. Deklaroi se nëse institucionet nuk ndërmarrin masa, aktivitete të tilla do të vazhdojnë.

Gjatë kësaj proteste u bë kërkesë që të shtohet edhe numri i inspektorëve, që të parandalohet të tilla raste.

“Inspektorati po thotë se ka inspektime por s’ka rezultat. Shqetësuese se numri i inspektorëve është 40. ATK ka 400 sosh, që tregon se shteti për pare është i interesuar. Para vitit tjetër duhet me u shtu numri. Ata po shiten për një hamburger. Jeta e një punëtori nuk duhet të merret për një hamburger”, tha ai.

Gjatë kësaj proteste foli edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Isuf Azemi.

Ai, deklaroi se shteti nuk ka treguar interesim për rastet e tilla dhe edukimin e pronarëve të kompanive si dhe të punëtorëve.

Ndryshe, vetëm këtë vit, 18 persona kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës. E për tu parandaluar këto vdekje duket se nuk po bëhet sa duhet. Për t’i mbikqyrur gjithë këto raste, në tërë vendin janë vetëm 40 inspektorë të punës./

 

 

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype


Postime të lidhuraBallinë
Lajme
09/10/2018
Plus Info
Postime të lidhuraBallinë

Më shumë në Lajme

Kriza e grurit në Kosovë, sipërfaqja e mbjellë mbulon vetëm 20 për qind të nevojave

Plus Info23/02/2019
Lexo më shumë

Kujdes shpejtësinë në autostrada, Policia me kontrolle të rrepta

Plus Info23/02/2019
Lexo më shumë

Varri i Kosovës tashmë është i hapur

Plus Info23/02/2019
Lexo më shumë

E tmerrshme, si po hamë plastikë çdo ditë me duart tona

Plus Info23/02/2019
Lexo më shumë

Ligji për paga nuk zbatohet deri në tetor

Plus Info23/02/2019
Lexo më shumë

Serbët të interesuar të jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës

Plus Info23/02/2019
Lexo më shumë
Për më shumë
Trokit

Panorama Residence

Info Plus
Ky portal mirëmbahet nga Smart Media sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Smart Medias. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2009 Portali Plus Info.

Raporto ngjarje

Raporto ngjarje/lajme në 049 365 100 Viber...& WhatsApp...+377 44 60 40 50 Në e-mail: info@plus-televizion.tv Ekipet e Plus Tv do të ju vizitojnë dhe do të kujdesën që t'a sensibilizojnë opinionin.

Kategori

  • Bota
  • Kronika e Zezë
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajonale
  • Rusia 2018
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Uncategorized

Copyright © Smart Media Sh.P.K.

Rr. "Adem Jashari" ☎ +37744 60 40 50 ✉ redaksia@plus-televizion.tv

Thaçi: Numri i veteranëve nuk ka qenë më i madh se 15 mijë
Heqja e vizave për Kosovën, promovohet fushata e re
Kjo faqe interneti përdor "cookies" për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit dhe për të siguruar që po funksionon në mënyrë efektive. Pranoj Lexo më shumë