• Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
Info Plus
  • Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
  • Facebook

  • Twitter

  • Instagram

  • Google+

  • YouTube

  • RSS

Sport/Kulturë

Promovohet romani në gjuhën gjermane “1803” i autorit Besim Xhelili

Promovohet romani në gjuhën gjermane “1803” i autorit Besim Xhelili
Plus Info
08/12/2018

Shkruan: Arben Gjinaj

Vjenë, 8 dhjetor 2018

Shkrimtari nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë Besim Xheli, të premten në mbrëmje, më 7 dhjetor 2018,  në ambientet e galerisë së artit “Der Kunstraum” në Vjenë, përuroi në gjuhën gjermane romanin “1803”. Ai tha se është në përgatitje edhe të vëllimit të dytë dhe të tretë të këtij romani, i cili në vitin 2016 u botua së pari në shqip, kurse në janar të këtij viti edhe në gjuhën gjermane dhe suedeze.

Në praninë e bashkatdhetarëve të shumtë, përfaqësuesve të Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës në Austri, krijuesve dhe dashamirëve të artit të shkruar, në Vjenë të Austrisë u bë përurimi i romanit “1803” në gjuhën gjermane, të autorit Besim Xhelili.

Programin e këtij përurimi e udhëhoqi Kaltrina Durmishi, e cila ndër të tjera foli për një pjesë të biografisë së autorit.

Hapja u bë me një melodi të bukur në harpë, ekzekutuar nga Veronika Klavzar, dhe fill pas kësaj një shkëputje nga romani e lexoi Time Durmishi.

I pranishëm ishte edhe vetë përkthyesi i këtij libri, austriaku Kurt Gostentschnnig i cili u paraqit me një vështrim mbi romanin. Ai shprehu fjalë të zgjedhura për këtë libër dhe sugjeroi lexuesit që ta lexojnë. “Gjatë përkthimit kam gjetur shpeshherë veten në pasazhe të ndryshme në brendi të romanit, ngase edhe unë jam njeri dhe kam qenë disa herë i dashuruar. Sugjeroj lexuesit ta lexojnë romanin, të njihen me një ngjarje dashurie, që është më shumë se dashuria vetëm mes dy personave, e të qenurit nën një kulm bashkë, e afërsisë fizike, dhe e cila kalon ndjenjat e dhimbjes, sfidon çastet e vështira të jetës, sepse ajo është një dashuri hyjnore, një pasion që s’përshkruhet dot me fjalë, njashtu siç e thotë edhe vetë autori në paratekstin e romanit”, tha z. Gostentschnigg.

Po ashtu rreth autorit dhe romanit “1803” foli edhe kryetari Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, Anton Marku. “Libri është paksa mistik dhe flet për një dashuri në distancë. Libri komunikon mirë me lexuesin, është një tematikë moderne, sadoqoftë e trilluar dhe fitohet përshtypja se atë nuk e ka shkruar dora e autorit, por vetë shpirti i tij”, tha z. Marku.

Të gjithë ishin kureshtarë të kuptojnë se çfarë fshihet pas titullit të librit “1803”?! Me gjasë autori për këtë do të na shpjegojë në vëllimet e tjera të romanit. “Jam duke punuar për pjesën e dytë dhe të tretë të librit. Ka disa shenja edhe në pjesën e parë të kësaj trilogjie, ku mundet të paramendohet se ç’do të thotë titulli “1803”, por qëllimi është që lexuesi vetë të gjurmojë, të argëtohet gjatë leximit, mbase aty-këtu ta gjejë veten dhe të gëzohet me vazhdimin e ngjarjes në dy vëllimet e ardhshme”, tha autori nga Tetova me banim në Austri, Besim Xhelili.

Programi u përmbyll suksesshëm me pikën muzikore “Margjelo”, kënduar nga mezzosoprania Blerta Ismajli, përcjellur në piano nga Vlora Jonuzi.

Përurimi i këtij libri është bërë në qytete dhe vende të ndryshme të Europës. Pronari i galerisë në qendër të Vjenës “Der Kunstraum”, z. Hubert Thurnhofer, vazhdimisht përkrah artistët, krijuesit dhe njerëzit e kulturës, duke lëshuar me një kompenzim të vogël objektin e tij tepër artistik dhe tërheqës për artdashësit. Ai gjithashtu e përgëzoi autorin Xhelili për romanin dhe i dëshiroi suksese të mëtutjeshme. Vlen të theksohet se botimin e romanit në gjermanisht, me një donacion e kanë përkrahur Ndërmarrja Publike “Wiener Linien” dhe Oda Ekonomike e Vjenës, gjersa përurimin e mbështeti Sektori për Kulturë (MA7) i qytetit të Vjenës. Autori u është mirënjohës dhe falënderues.

Shkrimtari Besim Xhelili përveç këtij romani është edhe autor i shtatë vëllimeve me poezi, si është prezantuar në disa antologji në shqip dhe në gjermanisht. Për vitin 2019 ka në prroces dy vëllime me poezi në gjuhën shqipe, një në atë gjermane si dhe shpresoj të mbarojë trilogjinë “1803”.

Në fund të programitpër të pranishmit u shtrua një koktej rasti!

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype


Postime të lidhura
Sport/Kulturë
08/12/2018
Plus Info
Postime të lidhura

Më shumë në Sport/Kulturë

Barcelona arrin marrëveshjen me mbrojtësin spanjoll

Plus Info23/02/2019
Lexo më shumë

Elza Zymberi nga Zhegra prezantohet me ekspozitë personale

Plus Info23/02/2019
Lexo më shumë

Majlinda kthehet në garën që i parapriu shpërthimit të madh

Plus Info22/02/2019
Lexo më shumë

​Capello: Messi është i vetmi gjeni në futboll

Plus Info19/02/2019
Lexo më shumë

Dua Lipa: Urime Ditën e Pavarësisë, ju dua

Plus Info17/02/2019
Lexo më shumë

Skiatori shqiptar kualifikohet në finale

Plus Info17/02/2019
Lexo më shumë
Për më shumë
Trokit

Panorama Residence

Info Plus
Ky portal mirëmbahet nga Smart Media sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Smart Medias. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2009 Portali Plus Info.

Raporto ngjarje

Raporto ngjarje/lajme në 049 365 100 Viber...& WhatsApp...+377 44 60 40 50 Në e-mail: info@plus-televizion.tv Ekipet e Plus Tv do të ju vizitojnë dhe do të kujdesën që t'a sensibilizojnë opinionin.

Kategori

  • Bota
  • Kronika e Zezë
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajonale
  • Rusia 2018
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Uncategorized

Copyright © Smart Media Sh.P.K.

Rr. "Adem Jashari" ☎ +37744 60 40 50 ✉ redaksia@plus-televizion.tv

Lahutari rrëfen mes lotësh: Lahutën e dhamë vetë, nuk na e grabitën
Klubet shqiptare fërkojnë duart, UEFA hap ‘thesin’ me para
Kjo faqe interneti përdor "cookies" për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit dhe për të siguruar që po funksionon në mënyrë efektive. Pranoj Lexo më shumë