• Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
Info Plus
  • Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
  • Facebook

  • Twitter

  • Instagram

  • Google+

  • YouTube

  • RSS

Të ndryshme

Merreni kontrollin dhe mos i fajësoni të tjerët për gabimet tuaja

Merreni kontrollin dhe mos i fajësoni të tjerët për gabimet tuaja
Plus Info
11/08/2018

Fajësimi i njerëzve të tjerë, dëshira fantastike për kontroll, mburrja dhe jeta në të kaluarën, janë receta për moskënaqësinë me punë dhe jetë, ndërsa shprehitë e tilla duhet t’i largoni.

Për arritjen e kënaqësisë në jetën private dhe profesionale e rëndësishme është t’i largoni gjërat që ju bëjnë të palumtur, pohon këshilltari afarist, Jeff Haden.

Prandaj sa më parë largoni “bagazhin” e tepërt që ua vështirëson jetën. Një nga këto gjëra është fajësimi i të tjerëve për problemet personale. E vërtetë, kush punon gabon, ndërsa gabimet e të tjerëve mund t’ua vështirësojnë me të vërtetë jetën. Por duke fajësuar të tjerët, ju viheni në rolin e viktimës dhe nuk arrini të kuptoni ku keni gabuar.

Është e mundshme që bashkëpunëtorëve nuk ua keni bërë të ditur në mënyrë të qartë se cilat janë përgjegjësitë tuaja e cilat të tyre, ose me qasje më negative jeni bërë halë në sytë e shefit. Por nëse merrni përgjegjësinë kur gjërat shkojnë keq, fitoni forcë të re sepse automatikisht fokusoheni në atë që herën e ardhshme gjerat t’i kryeni më mirë dhe zgjuar dhe kështu punoni në kënaqësinë e ardhshme.

Megjithatë njëkohësisht bëni kujdes që të mos bini në kurthin e dëshirës për të kontrolluar njerëzit tjerë.

Pavarësisht a jeni shef apo i udhëzoni kolegët me zgjuarsi, e rëndësishme është ta dini që mund të kontrolloni vetëm veten dhe veprimet tuaja – me të tjerët vetëm mund të bashkëpunoni, me më shumë apo më pak suksese.

Mburrja ose kritika nuk janë rruga drejt lumturisë

Ndoshta jeni më të arsimuar, me më shumë përvojë apo më të shkathët në punën tuaj, por kjo nuk do të thotë që këtë gjë duhet t’ua përmendi të tjerëve, e edhe më pak duhet t’i kritikoni për shkak të të metave të tyre. E rëndësishme është të vlerësoni dallimet sepse kështu do të keni marrëdhënie më të mira dhe do të ndiheni më të lumtur.

Mos e mundoni veten duke menduar “si do të ishte po të ishte”

Pasi që vendosni diçka, bëni ndonjë punë, ose gaboni në diçka, përballuni me situatën dhe merrni mësim nga ajo përvojë. Dhe atëherë ndaluni të mendoni për atë. Nëse qortoheni për shkak të gabimeve të kaluara, do të jeni të dënuar në pakënaqësi të përjetshme.

Mos u përpiqni të impresiononi të tjerët

Automobili i ri, banesa e bukur, titulli kumbues dhe arritjet impresive, edhe pse është mirë t’i keni, këto nuk janë gjëra për shkak të të cilave ju duan njerëzit tjerë, por thjesht gjërat më të zakonshme. Prandaj mos u përpiqni që me këtë gjë të lini përshtypje tek miqtë, familja dhe fqinjët. /Telegrafi/

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype


Postime të lidhuraGabimet
Të ndryshme
11/08/2018
Plus Info
Postime të lidhuraGabimet

Më shumë në Të ndryshme

Suedia do paguajë me rrogë gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat

Plus Info23/02/2019
Lexo më shumë

Restoranti i kosovarit mbi malet e Zvicrës

Plus Info23/02/2019
Lexo më shumë

Pse sipas shkencës njerëzit duhet të punojnë vetëm 4 orë në ditë

Plus Info23/02/2019
Lexo më shumë

Gratë janë baraz me burrat në përdorimin e alkoolit

Plus Info23/02/2019
Lexo më shumë

Njihuni me burrin që ka miq ujqërit dhe drejton turmën

Plus Info23/02/2019
Lexo më shumë

​Rikthehet i ftohti: Temperaturat sot në Kosovë

Plus Info23/02/2019
Lexo më shumë
Për më shumë
Trokit

Panorama Residence

Info Plus
Ky portal mirëmbahet nga Smart Media sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Smart Medias. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2009 Portali Plus Info.

Raporto ngjarje

Raporto ngjarje/lajme në 049 365 100 Viber...& WhatsApp...+377 44 60 40 50 Në e-mail: info@plus-televizion.tv Ekipet e Plus Tv do të ju vizitojnë dhe do të kujdesën që t'a sensibilizojnë opinionin.

Kategori

  • Bota
  • Kronika e Zezë
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajonale
  • Rusia 2018
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Uncategorized

Copyright © Smart Media Sh.P.K.

Rr. "Adem Jashari" ☎ +37744 60 40 50 ✉ redaksia@plus-televizion.tv

Simptomat e diabetit që ndoshta nuk i dinit
Të famshmit që nuk përdorin rrjetet sociale
Kjo faqe interneti përdor "cookies" për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit dhe për të siguruar që po funksionon në mënyrë efektive. Pranoj Lexo më shumë