
Në fshatin Stançiq të Gjilanit, njësia policore gjatë patrullimit me zonën kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë hasur në një fermë kafshësh e pa shfrytëzuar për kafshë dhe pas dyshimit kanë bërë kontrollimin e saj, ku gjatë kontrollit kanë gjetur 29 (njëzet e nëntë) thasë me duhan të papërpunuar, njofton Policia.
Pasi që dyshohet se duhani është i kontrabanduar për mes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut si dhe pronari është duke jetuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me urdhër të prokurorit kujdestar malli (duhani) konfiskohet dhe dërgohet në Doganën e Kosovës.
Facebook
Twitter
Instagram
YouTube
RSS