• Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
Info Plus
  • Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
  • Facebook

  • Twitter

  • Instagram

  • YouTube

  • RSS

Opinione

Kërcënimet serbe dhe inferioriteti shqiptar

Kërcënimet serbe dhe inferioriteti shqiptar
Plus Info
26/11/2020

Bajram MJEKU

Kur ra Peradoria Osmane në vitin 1912 dhe shqiptarët shpallën pavarësinë e tyre brenda kufijve të sotëm të Shqipërisë londineze dhe derisa Ushtria Osmane ende nuk kishte kaluar kufijtë e Ballkanit, ushtria serbe e zëvendësoi atë me shpejtësi marramendëse dhe gjatë muajve nëntor-dhjetor të këtij viti, Kosova u shndërrua në kasaphanë. Dëshminë më të mirë për këtë na e jep gazetari i shquar dhe shefi për informim i Perandorisë Austro-Hungareze, Leo Freundlich në librin e tij “Golgota shqiptare”, i cili u publikua pak kohë pasi ndodhi gjenocidi serb kundër shqiptarëve të pambrojtur. Në errësirën e kësaj kasaphanje, Kosova mbijetoi gjatë gjithë shekullit njëzet.
Njësoj ndodhi pasi ra Jugosllavia e Versajës dhe u zëvendësua nga Jugosllavia komuniste për gjysmëshekullin e ardhshëm. Kur Fuqitë e Boshtit shënuan fitore kundër nazifashizmit dhe një pjesë e shqiptarëve besonin se më në fund mbërrijti liria edhe për ata, viti 1945 ishte viti më tragjik për shqiptarët që mbetën nën ish-Federatën jugosllave. Rreth 7.000 shqiptarë të vrarë e të masakruar në Drenicë, rreth 5.000 shqiptarë të Masakruar në Monopolin e Tivarit, rreth 6.000 në Anamoravë, rreth 3.000 në Monopolin e Tetovës dhe mijëra vrasje e masakra kundër shqiptarëve kudo që u gjendën ata.
Kur u shpërbë ish-Jugosllavia në vitin 1991, kombet që bashkëjetuan dhunshëm brenda saj, besuan se ndarja do të sjell paqe, por ishte pasuria që i theu keq ata. Serbët më egoistë se kombet tjera, provokuan katër luftëra dhe shkaktuan përgjakje të mëdha.
Njësoj ndodhi në mars të vitit 1999, më saktë një vit para se të përfundonte Mileniumi i Dytë në Kështjellën e Rambouillets, njëzet milje në jugperëndim të Parisit, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj evropian, provuan t’i jepnin fund konfliktit shqiptaro-serb. Kur shqiptarët menduan se më në fund nxori krye paqja, shpërtheu lufta e përgjakshme.
Kërcënimi i para pak ditëve i presidentit serb, Aleksandar Vuqiç për mundësinë e një konflikti të ri në Kosovë dhe kërcënimi po ashtu i Klerit ortodoks serb se “koha është për t’u kthyer në Kosovë”, nuk janë për t’u nënçmuar. Sapo ne shqiptarët pranojmë kërcënime të këtilla, mendja na shkon tek forcat shumëkombëshe të KFOR-it në ruajtjen e kufijve të Kosovës. Udhëheqja e Kosovës duhet t’i merr përgjegjësitë e saj sipas Kushtetutës për të ardhmen e sigurisë së vendit, në rast të largimit të mundshëm të forcave të KFOR-it nga Kosova. Fundja Kosova nuk ka asnjë garanci për qëndrimin e tyre të përjetshëm.
Sa do të jemi të vëmendshëm në këtë pikë, lë shumëçka për të dëshiruar, aq më shumë kur të kihet parasysh gara e liderëve kosovarë për marrje të primatit se kush ishte më meritori për themelimin e ushtrisë së Kosovës, madje edhe duke mohuar rolin vendimtar të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës! Më shumë se nevoja për të patur një ushtri të rregullt dhe nevoja që kjo ushtri të pajiset me armatime për t’u mbrojtur nga kërcënimet e mundshme, gara mori një dimension tjetër; atë të fodullëkut dhe bajraktarizmit të pakundshoq!

Loading...
Postime të lidhura
Opinione
26/11/2020
Plus Info
Postime të lidhura

Më shumë në Opinione

Anamorava, bashkëpunimi ndërkufitarë dhe programet e IPA-s

Plus Info26/11/2020
Lexo më shumë

Luftimi i korrupsionit, një sfidë të madhe

Plus Info02/11/2020
Lexo më shumë

Ndjeshmëria në poezinë e Ramadan Musliut

Plus Info31/10/2020
Lexo më shumë

Shkruan Refik Hasani: Rrumbullaksimi i projektit të Mirushës në Gjilan nuk i shihet fundi!

Plus Info26/10/2020
Lexo më shumë

Prof. Ramadan Musliu ishte kontribues i madh i kulturës shqiptare

Plus Info26/10/2020
Lexo më shumë

Vehbi dhe Emine Rushiti-Arbanashaj, janë nga të parët që përfillën zërin e gueriles së Llapit

Plus Info06/10/2020
Lexo më shumë
Për më shumë
Trokit

Panorama Residence

INTEREX – EXTRA LIRË

Info Plus
Ky portal mirëmbahet.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2009 Portali Plus Info.

Raporto ngjarje

Raporto ngjarje/lajme Viber & WhatsApp +38344604050 Në e-mail: info@plus-televizion.tv Ekipet e Plus Tv do të ju vizitojnë dhe do të kujdesën që t'a sensibilizojnë opinionin.

Kategori

  • Aktuale
  • Bota
  • Kronika
  • Kronika e Zezë
  • Kultura
  • Lajme
  • Opinione
  • Plus Tv Live
  • Rajonale
  • Rusia 2018
  • Sport
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Uncategorized

Rr. "Adem Jashari" ☎ +38344604050 ✉ redaksia@plus-televizion.tv

Anamorava, bashkëpunimi ndërkufitarë dhe programet e IPA-s
Kjo faqe interneti përdor "cookies" për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit dhe për të siguruar që po funksionon në mënyrë efektive. Pranoj Lexo më shumë
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.