• Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
Info Plus
  • Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
  • Facebook

  • Twitter

  • Instagram

  • YouTube

  • RSS

Aktuale

IKD: Departamentet për krime të rënda pa sukses në konfiskim të pasurisë së kundërligjshme

IKD: Departamentet për krime të rënda pa sukses në konfiskim të pasurisë së kundërligjshme
Plus Info
03/11/2020

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, publikon raportin “Krimet e Rënda në Kosovë – 2019”, ndërsa theksoi se Departamentet për krime të rënda nuk kanë sukses në konfiskim të pasurisë së kundërligjshme dhe se ngritja e gjyqtarëve nuk u përkthye në efikasitet.

Ky raport është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejt të Departamenteve për Krime të Rënda (DKR) në Sistemin e Drejtësisë, ku përfshihen 2,228 seanca gjyqësore të monitoruara nga IKD me gjithsej 806 raste me 1,870 persona të akuzuar.

Gjatë monitorimit të DKR-ve të Gjykatave Themelore, IKD ka gjetur se numri i lëndëve të zgjidhura që nga viti 2016 e deri në fund të vitit 2019 ka rënë vazhdimisht.

“Paradoksalisht, ulja e numrit të lëndëve të zgjidhura ka shkuar paralelisht me ngritjen e numrit të gjyqtarëve. Pra, përderisa ideja e ngritjes së numrit të gjyqtarëve është rritja e efikasitetit në kuptim të numrit të lëndëve të zgjidhura, e kundërta ka ndodhur në DKR-të e Gjykatave të Republikës së Kosovës. Këtë fakt, në KGJK e kanë arsyetuar me faktin se disa lëndë janë më komplekse dhe disa lëndë mund të kryhen më shpejtë, si dhe me ndikimin që ka mundur ta kenë ndryshimet legjislative pas hyrjen në fuqi të kodit të ri penal”, thuhet më tej.

Sa i përket parashkrimit të rasteve në DKR-të e Gjykatave, IKD gjen se në vitin 2019 ka një rënie të kësaj dukurie, derisa nisur nga natyra e rasteve që trajtohen në këtë departament, numri i rasteve të parashkruara është ende i lartë.

Sipas statistikave zyrtare të KGJK-së, gjatë vitit 2018 ishin parashkruar gjithsej 52 raste në DKR-të e shtatë Gjykatave Themelore (46 parashkrim absolut, 6 parashkrim relativ), derisa në vitin 2019 janë parashkruar 39 raste (21 parashkrim relativ, 18 parashkrim absolut) apo 13 raste më pak se në 2018.

“Edhe pse sistemi gjyqësor vazhdimisht deklarohet se i trajton me prioritet rastet e korrupsionit, IKD ka gjetur se edhe në vitin 2019 janë parashkruar 7 raste të korrupsionit, për dallim nga viti 2019 ku ishte parashkruar një lëndë më shumë, përkatësisht 8 lëndë të korrupsionit”, thuhet në njoftim.

Sa i përket sistemit prokurorial, mënyra e paraqitjes së statistikave në raportet zyrtare të këtij sistemi pamundëson trajtimin e trandit të efikasitetit të DKR-ve të Prokurorive Themelore, derisa nga të dhënat e paraqitura shihet se ndonëse prokurorët kanë arritur që gjatë katër viteve me radhë të zgjidhin lëndë më shumë se sa që kanë pranuar, shqetësuese vazhdon të mbetet numri i lëndëve që trashëgohen vit pas viti në DKR-të e Prokurorive Themelore, dhe qasja e sistemit prokurorial përkitazi me këto lëndë.

Po ashtu, sistemi prokurorial nuk posedon, apo të paktën nuk ka ofruar, të dhëna lidhur me numrin e rasteve të parashkruara në sistemin prokurorial.

IKD në këtë raport ka analizuar edhe performancën individuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shprehur në mesatare të numrit të lëndëve të zgjidhura në raport me numrin e gjyqtarëve, i bie se gjatë vitit 2019, secili gjyqtar ka zgjidhur mesatarisht nga afërsisht 32 lëndë në vit, apo një lëndë më shumë se sa norma orientuese për gjyqtarët e DKR-ve, e përcaktuar nga KGJK. Ndërsa, sipas raportit vjetor të Prokurorit të Shtetit, prokurorët e DKR-ve gjatë vitit 2019 kanë zgjidhur mesatarisht nga 65.29 lëndë ose 2.71 lëndë nën normën e përcaktuara me udhëzim.

Ndërsa, nëse analizojmë punën individuale të secilit gjyqtar, atëherë shohim se ka një disbalanc të theksuar në mes numrit të lëndëve të zgjidhura, ku ka gjyqtarë që brenda një viti kanë zgjedhur 102 lëndë, derisa ka edhe gjyqtarë të tjera që brenda një viti nuk kanë arritur as normën orientuese për gjyqtarë të DKR-ve, të përcaktuar nga KGJK. Ndërsa, për dallim nga KGJK që ka dëshmuar transparencë përmes publikimit të këtyre raporteve, KPK nuk ka dhënë qasje në këto të dhëna.

Loading...
Postime të lidhuraBallinë
Aktuale
03/11/2020
Plus Info
Postime të lidhuraBallinë

Më shumë në Aktuale

SHBA regjistron shifër rekorde të rasteve fatale që nga Prilli i këtij viti, me 2600 vdekje brenda ditës

Plus Info02/12/2020
Lexo më shumë

Porositë e para të vaksinës Pffizer do të jipen që nga 15 Dhjetori, paralajmrohet të lëshohet përdorim dhe një vaksinë tjetër

Plus Info02/12/2020
Lexo më shumë

Pandemia Corona: Ndotja e mjedisit rrit rreziqet e COVID-19

Plus Info02/12/2020
Lexo më shumë

Reagon nënkryetari i Gjilanit pasi emri i tij përflitet si kandidat i LDK-së për kryetar të komunës

Plus Info02/12/2020
Lexo më shumë

Mbi 13 mijë raste aktive me coronavirus, paralajmërohen masa të reja kufizuese para festave të fundvitit

Plus Info02/12/2020
Lexo më shumë

Mbretëria e Bashkuar aprovon përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 nga Pfizer, nga java e ardhshme fillon gjithçka

Plus Info02/12/2020
Lexo më shumë
Për më shumë
Trokit

Panorama Residence

INTEREX – EXTRA LIRË

Info Plus
Ky portal mirëmbahet.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2009 Portali Plus Info.

Raporto ngjarje

Raporto ngjarje/lajme Viber & WhatsApp +38344604050 Në e-mail: info@plus-televizion.tv Ekipet e Plus Tv do të ju vizitojnë dhe do të kujdesën që t'a sensibilizojnë opinionin.

Kategori

  • Aktuale
  • Bota
  • Kronika
  • Kronika e Zezë
  • Kultura
  • Lajme
  • Opinione
  • Plus Tv Live
  • Rajonale
  • Rusia 2018
  • Sport
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Uncategorized

Rr. "Adem Jashari" ☎ +38344604050 ✉ redaksia@plus-televizion.tv

25 vjet nga vdekja e plakut të urtë Anton Çetta
Sulmi terrorist në Vjenë, identifikohet njëri prej autorëve
Kjo faqe interneti përdor "cookies" për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit dhe për të siguruar që po funksionon në mënyrë efektive. Pranoj Lexo më shumë
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.