• Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
Info Plus
  • Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
  • Facebook

  • Twitter

  • Instagram

  • YouTube

  • RSS

Opinione

Haga çertifikon Ramush Haradinajn si Prijës të Shtetit Komb të shqiptarëve

Haga çertifikon Ramush Haradinajn si Prijës të Shtetit Komb të shqiptarëve
Plus Info
21/07/2019

Nga Azgan Haklaj

Haga çertifikon Ramush Haradinajn si Prijës të Shtetit Komb të shqiptarëve. Nëse Jezu Krishti u kryqëzua njëherë e u ringjall të tretën ditë, Ramush Haradinaj po kryqëzohet për herë të tretë nga armiqtë e Kombit Shqiptar dhe “judat” Rama- Thaçi. Sot Kombi Shqiptar e ka një mbrojtës heroik e liria një emblemë të shëndritshme të saj, shqiptarët një Prijës e simbol të bashkimit, NATO e Perendimi një aleat të vendosur, besnik e të sinqertë Ramush Haradinaj. Gjenerali fitimtar i Luftës së Fundit në Territorin Shqiptar e atë Europian, i fundit në Kalendarin e Historisë sonë nga burrështetasit e shquar e shqiptarët e mëdhenj që ka lindur toka e shqiponjave.
Profili i Tij është rritur e skalitur orë pas ore, ditë pas dite e vit per vit në çerekshekullin e parë të mijëvjeçarit të ri.
Pinjoll i një familje të vjetër, fisnike, patriote e bujare djaloshi trim Ramush Haradinaj sëbashku me vellezërit e Tij luanë nuk u mendua dy herë kur e thirri zëri i Atdheut dhe u hodhën si shqiponja në Logun e Zanave siç i quan me të drejtë Homeri ynë Gjergj Fishta fushëbetejat e mëdha të luftës për liri.
Familja Haradinaj i dha me trimëri dhe bujari të rrallë Flamurit të Gjergj Kastriotit Atdheut dhe Epopesë së Luftës çlirimtare katër gjeneralë e tre deshmorë.
Bashkë me Jasharajt e Drenicës familja legjendare e Haradinajve ripërtërinë keshtu, pas pesë shekujsh Epokën Heroike të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu), duke e radhitur emrin e familjeve të tyre me plot meritë përkrah dyerve të mëdha e të ndritura të historisë, Kastriotëve, Dukagjinëve Balshajve,Topiajve, Aranitëve, Muzakajve.
Burrat e mëdhenj si Ramush Haradinaj e kanë fatin të parashkruar:
Ata rriten dhe e kalojnë jetën në fushëbetejat e luftës e ato të diplomacisë për të mbetur simbole të përjetëshme të kombeve të tyre, gurë kilemetrikë në udhëtimin e përjetshëm të popujve nëpër rrugën e mundimshme të xhunglës së historisë.
Si Kryeministër i Kosovës Ramush Haradinajt ju imponua një betejë e ashpër dhe e pabarabartë:
Ju desh të bahet barrikadë e pakapërcyeshme ndaj qellimeve shoviniste e ekspansioniste të carëve e sulltanëve të fundshekullit të XX-të dhe fillim shekullit të XXI, Putinit, Erdoganit e Viçiçit dhe njëherësh të ruhej nga thika pas shpine e Esat Pashëve e ballabanëve shqipfolës Rama-Thaçi.
Haradinaj qëndroi si Ante për mbrojtjen e trojeve shqiptare.
I tha jo Demarkacionit, jo osecacionit, jo Zajednicës, jo Republikës Serbska, jo Prilluzhës, jo ndarjes së Kosovës, jo ideologjisë pansllaviste- neootomane- serbomadhe, ideologji këto vdekjeprurëse të ekzistencës në të ardhmen të Kombit Shqiptar.
E mbrojti me vendosmëri Mitrovicën dhe Trepçen, margaritarin e Kombit tonë e serbëve u vuni kufirin tek thana.
” Uji fle hasmi s’fle thotë një proverb e vjetër shqiptare”.
Pasi hangren grushtin e nokautit në Berlin, ku u rrëzua projekti ruso- turko- serb për ndarjen e Kosovës dhe pasi u damkosën në zgjedhjet vendore në Turqi dhe Shqipëri sharlatanët Erdogan dhe Rama u takuan kokë me kokë me bekimin e Vuçiçit, Putinit e Thaçit, në një përpjekje të dëshpëruar për zgjidhur nyjën gordiane të çështjes së Kosovës.
Në një botë ku lobingjet politike, paratë e pista, interesat meskine të ditës bëjnë jo rrallë ligjin, armiqtë e betuar të shqiptarëve pandehën se e gjetën më në fund Fillin e Arianës:
Një ftesë nga Prokuroria Speciale e Hagës për Kryeministrin Ramush Haradinaj.
Rivendosja për herë të dytë në tryezat diplomatike të planit të ndarjes së Kosovës dhe heqja e barrikadave ekonomike, taksës ndaj Serbisë, ishte një barrë tepër e randë dhe një sprovë e vertetë historike ra mbi supet e Burrit të paepur Ramush Haradinaj.
Në Eposin e lashtë të pavdekshëm të Kreshnikëve Shqiptar gjendet ndoshta deklerata me e famshme e historisë së njerëzimit.
Ja si ju drejtohet Kreshniku Mujë agëve të Jutbinës:
“Sa ma ngusht un’ që kam ra
Aq ma lirë Zoti ma ka ba”
Gjeniu i politikës shqiptare Ibrahim Rugova i bëri para se të kalonte në amshim një sherbim të pavdekshëm Atdheut të Tij:
Ai gjeti njeriun e duhur për ti besuar fatet e Kosovës e kësisoj të mbarë Kombit Shqiptar Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës është përballur edhe dy herë të tjera me Gjykatën e Hagës.
Ka shkuar atje duke zhveshur uniformën e gjeneralit e kostumin e kryeministrit, si dorëzanë i Kosovës dhe idealeve të luftës së saj për liri e pavarësi e më tej si zëri i Kombit të Tij, i thjeshtë, madhështor si kurora e alpeve shqiptare pa ju dridhur qerpiku.
Pas një beteje të gjatë sfilitëse por triumfator Ai është rikthyer në Kosovë, i pritur e i brohoritur si hero i Kauzës Kombëtare, si Hero i Luftës e Princ i Paqes.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe as këtë herë.
Kryeministri Haradinaj me një akt të pashembullt politik, të cilin kanë kurajo ta bajnë vetëm burrështetasit, patriotët e vizionarët e mëdhenj të kombeve të lira dha dorëheqjen e menjëhershme e të parevokueshme si Kryeministër i Kosovës për të shkuar në Hagë si qytetar i thjeshtë i saj për të ruajtur nderin e qeverisë e shtetit siç shprehet vetë.
Fati i Haradinajt i veshur tashmë aureolën e ndritshme të Prijësit Kombëtar është i çuditshëm e i pashembullt në histori.
Nëse Jezu Krishti u kryqëzua njëherë e u ringjall të tretën ditë, Haradinaj po kryqëzohet për herë të tretë nga armiqtë e Kombit Shqiptar e “judat” e tij Rama- Thaçi.
Dje qeveritë e Tiranës dhe Beogradit presidentët e Kosovës dhe Beogradit, Thaçi dhe Vuçiçi kanë festuar me shampanjë për fletëthirrjen e prokurorëve të Hagës për Ramushin.
Harruan se i kanë berë hesapet pa hanxhinë.
Haradinaj do të shkojë madhështor e krenar drejt Hagës në sprovën e tretë e të fundit.
Një komb prej dhjetë milionësh qysh dje janë ngritur në kembë dhe i kanë venë kurorën më të ndritur që i ka hije një burri shteti, atë të Prijësit të të gjithë shqiptarëve dhe të qytetarit të parë të Shtetit Komb, i cili po shëndrit fort si ylli i mëngjesit në Qiellin krenar të Atdheut.
Ardhsh i bardhë Princi Ynë.
Do na gjesh në këmbë, më të fortë, më të vendosur e më të bashkuar.

Loading...
Postime të lidhura
Opinione
21/07/2019
Plus Info
Postime të lidhura

Më shumë në Opinione

Kërcënimet serbe dhe inferioriteti shqiptar

Plus Info26/11/2020
Lexo më shumë

Anamorava, bashkëpunimi ndërkufitarë dhe programet e IPA-s

Plus Info26/11/2020
Lexo më shumë

Luftimi i korrupsionit, një sfidë të madhe

Plus Info02/11/2020
Lexo më shumë

Ndjeshmëria në poezinë e Ramadan Musliut

Plus Info31/10/2020
Lexo më shumë

Shkruan Refik Hasani: Rrumbullaksimi i projektit të Mirushës në Gjilan nuk i shihet fundi!

Plus Info26/10/2020
Lexo më shumë

Prof. Ramadan Musliu ishte kontribues i madh i kulturës shqiptare

Plus Info26/10/2020
Lexo më shumë
Për më shumë
Trokit

Panorama Residence

INTEREX – EXTRA LIRË

Info Plus
Ky portal mirëmbahet.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2009 Portali Plus Info.

Raporto ngjarje

Raporto ngjarje/lajme Viber & WhatsApp +38344604050 Në e-mail: info@plus-televizion.tv Ekipet e Plus Tv do të ju vizitojnë dhe do të kujdesën që t'a sensibilizojnë opinionin.

Kategori

  • Aktuale
  • Bota
  • Kronika
  • Kronika e Zezë
  • Kultura
  • Lajme
  • Opinione
  • Plus Tv Live
  • Rajonale
  • Rusia 2018
  • Sport
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Uncategorized

Rr. "Adem Jashari" ☎ +38344604050 ✉ redaksia@plus-televizion.tv

Tramvaji, përpjeta dhe diploma universitare
Pse emri i dëshmorit të kombit, Hamzit Jashari, nuk figuron në emërtimet e rrugëve në Pogragjë?
Kjo faqe interneti përdor "cookies" për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit dhe për të siguruar që po funksionon në mënyrë efektive. Pranoj Lexo më shumë
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.