
Gara për Shtëpinë e Bardhë është shumë afër të përfundojë, me një rezultat tejet të ngushtë në Arizona, Georgia dhe Pennsylvania pasi që nënpresidenti Joe Biden iu afrua kufirit elektoral 270 i nevojshëm për të fituar, përderisa shpresat e Donald Trump-it për rivotim në shtetet me rezultat të ngushtë po shuhen.
Pas një nate frustruese të së martës për demokratët, ku shpresat për një fitore të hershme të z.Biden u shuan, republikanët po presin nën stres dhe shqetësim me një garë të ngushtë në Georgia.Pas një insistimi për fitore nga dy konkurrentët, ata shprehin mendime pozitive për rezultatet në Pensilvani.
Biden kërkon durim dhe unitet. Me dëshirë për të qëndruar në Shtëpi të Bardhë, republikanët kanë drejtur një sërë akuzash pa bazë ligjore me qëllim pengimi të arritjes së Joe Biden-it kuotën prej 270 pikëve elektorale të nevojshme për fitore.Biden kryeson me rezultat 253 ndaj Donald Trump me 213.Përveç Arizonës, Georgias, Nevadës dhe Pensilavanisë, edhe gara në Alaska dhe North Karolina mbetet shumë afër për t’u përfunduar.
Biden ka qenë më i rezervuar në dhënie të konferencave për media, si dhe nuk ka deklaruar se ka fituar, por se është në rrugë të mirë t’i afrohej kuotës 270 pikë elektorale.Ai hedhi poshtë pretendimet e z.Trump në mosnjohjen e rezultateve duke thëne se ” Votuesit vendosin.Fuqia nuk mund t’iu mirret atyre”.
Trump bën lojë agresive duke vënë rezultatet në pikëpyetje.Duke iu ngushtuar mundësia për fitore gjithnjë e më shumë, Donald Trump tenton t’i shfrytëzojë gjitha mënyrat ligjore për t’i sfiduar rezultatet. Mbështetësit e kampanjës së Donald Trump duan të dërgojnë ankesë në Gjykatën Supreme duke vënë në dyshim vendimin që banorët e Pensilvanisë të votonin edhe pas ditës së zgjedhjeve.
Edhe pse presidenti Trump po i sfidon rezultatet duke dërguar çështjen në Gjykatën Supreme, procesi i votimit ishte i qetë në përgjithësi, pa dhunë në qendrat e votimit, raporton ndër të tjerash CNN.
Facebook
Twitter
Instagram
YouTube
RSS