• Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
Info Plus
  • Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
  • Facebook

  • Twitter

  • Instagram

  • Google+

  • YouTube

  • RSS

Kronika e Zezë

Edhe 30 ditë paraburgim për mjekët e stentave dhe sms-ve

Edhe 30 ditë paraburgim për mjekët e stentave dhe sms-ve
Plus Info
11/11/2014

Është vazhduar masa e paraburgimit edhe për 30 ditë ndaj tetë mjekësve dhe një tekniku mjekësor të cilët dyshohen se janë përfshirë në mashtrime të pacientëve me stenta duke i dërguar këtë të fundit nga QKUK-ja në klinika private.

KALLXO.com pati raportuar muajin e kaluar për shkëmbimin e mesazheve telefonike mes mjekëve të arrestuar të cilët bënin mashtrim me pacientët duke i dërguar nga QKUK-ja në spitale private e më pastaj duke marrë para prej 500 euro për këto shërbime.

Të dyshuar në këtë rast janë Lulzim Brovina, Borçe Petrovski, Ali Hocaogllu, Astrit Bakiqi, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Eefedin Muhaxheri, Murat Abazi dhe Reshat Emra.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Besnik Berisha, avokati i Nexhmi Zeqirajt, shef i Njësisë Koronare në QKUK.

“Masa e paraburgimit është vazhduar edhe për 30 ditë bazuar në kërkesën e prokurorisë. Arsye ligjore për gjykatën është se akoma ekziston dyshimi i bazuar si rreziku i pengimit të procedurës, rreziku i ikjes dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale”, tha avokati Berisha.

Mbrojtësi Berisha ka treguar se Prokurori special Besim Kelmendi ka bërë rikualifikim të veprës penale krim i organizuar.

“Pas intervistës së të pandehurve, prokuroria si duket ka reflektuar dhe e ka parë se ai kualifikim jo vetëm që ishte i pabazuar por ishte komplet absurd. Tani ka kualifikuar veprën krim i organizuar nga neni 283 paragrafi 2 që parasheh 10 vite burgim në nenin 283 në paragrafin 1 që parasheh 7 vite burgim. Kjo i bie se ka ndryshuar rolin e përfshirjes së të pandehurve por edhe vitet e dënimit ”, tha Berisha.

Mjekët e rastit “Stenta”, janë arrestuar më 9 tetor nga Policia e Kosovës ndërsa me 10 tetor atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Indeksonline/

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype


Postime të lidhura
Kliko për të komentuar

Repliko

Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kronika e Zezë
11/11/2014
Plus Info
Postime të lidhura

Më shumë në Kronika e Zezë

Prokuroria e Ferizajt këtë javë ka ndaluar shtatë persona

Plus Info22/02/2019
Lexo më shumë

Kapet serbi duke kontrabanduar produkte ushqimore dhe pije në Pasjan

Plus Info22/02/2019
Lexo më shumë

Për 24 orë tri raste të dhunës në familje, një rast në Gjilan

Plus Info22/02/2019
Lexo më shumë

Gjilan, arrestohet i dyshuari pasi kapet duke vjedhur

Plus Info22/02/2019
Lexo më shumë

Shtetasit e Shqipërisë janë të dyshuar se vjedhnin drunj në Grykën e Deçanit

Plus Info22/02/2019
Lexo më shumë

Nxënësi hedh sprej në klasë në Kaçanik, arrestohet

Plus Info22/02/2019
Lexo më shumë
Për më shumë
Trokit

Panorama Residence

Info Plus
Ky portal mirëmbahet nga Smart Media sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Smart Medias. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2009 Portali Plus Info.

Raporto ngjarje

Raporto ngjarje/lajme në 049 365 100 Viber...& WhatsApp...+377 44 60 40 50 Në e-mail: info@plus-televizion.tv Ekipet e Plus Tv do të ju vizitojnë dhe do të kujdesën që t'a sensibilizojnë opinionin.

Kategori

  • Bota
  • Kronika e Zezë
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajonale
  • Rusia 2018
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Uncategorized

Copyright © Smart Media Sh.P.K.

Rr. "Adem Jashari" ☎ +37744 60 40 50 ✉ redaksia@plus-televizion.tv

Goditet në kokë kosovari, pëson thyerje të kafkës
Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës shqyrtoi strategjinë e punës për periudhën 2015-2018
Kjo faqe interneti përdor "cookies" për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit dhe për të siguruar që po funksionon në mënyrë efektive. Pranoj Lexo më shumë