
Presidenti amerikan Donald Trump dhe konkurrenti i tij Joe Biden, u pëplasën mes vete mbi pandeminë dhe racizmin në debatin e tyre të fundit televiziv.
Sa i përket pandemisë, zoti Biden tha se nuk do të urdhëronte për izolime shtesë, kurse presidenti Trump insistoi të dilej nga izolimi dhe të kthehej gjithçka në normalitet.Trump gjithashtu kritikoi z.Biden se kishte përfituar ilegalisht nga bizneset e djalit të këtij të fundit.
Joe Biden po prinë përpara në elektorat me 11 ditë të mbetura deri në zgjedhje, dhe deri më tani 47 milionë njerëz prej 230 milionë voutesve, kanë votuar paraprakisht shkaku i pandemisë.
Gati se askund nuk vërehej dallimi në qëndrime midis dy konkurentëve për postin e presidentit sesa rreth pandemisë Covid-19.Pyetur se nëse do aprovonin si mundësi masa shtesë më rigoroze nëse do sugjerohej nga eskpertët, z.Biden nuk e përjashtoi si mundësi, por, Trump tha se do ishte një dëm jashtazakonisht i madh ndaj ekonomisë që të rrinin në izolim nga një infeksion që shumica e të prekurve mund të shërohen.
“Ky është një shtet i madh me ekonomi të madhe”, tha presidenti Trump.”Njerëzit po humbin punën,po bëjnë vetëvrasje.Ka shpërthyer depresioni, alkooli, droga në një nivel të paparë ndonjëherë”.
Zoti Trump, 74 vjeç, deklaroi se virusi “po kalonte” dhe se vaksina do të bëhej gati në fund të këtij viti, përderisa zoti Biden paralajmroi për një “dimër të errët”.
Presidenti Trump tha :”Jemi mësuar të jetojmë me të”, kurse zoti Biden iu kundërpërgjigj, “Ne po vdesim me të”.
Dy kandidatët patën shumë polemika dhe pëplasje dhe për shumë çështje të tjera.
Si zakonisht, dy kandidatët akuzuan njëri-tjetrin për premtime të papërmbushura gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë./BBC/
Facebook
Twitter
Instagram
YouTube
RSS