• Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
Info Plus
  • Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
  • Facebook

  • Twitter

  • Instagram

  • Google+

  • YouTube

  • RSS

Lajme

BIK-u kërkon paga për imamët që po ligjërojnë në burgje

BIK-u kërkon paga për imamët që po ligjërojnë në burgje
Plus Info
15/09/2018

Imamët të cilët ligjërojnë në burgjet e Kosovës kundër radikalizmit nuk po paguhen, ka bërë të ditur kryemami i Bashkësisë Islame (BIK), Sabri Bajgora.

Më 11 maj të këtij viti Ministria e Drejtësisë (MD) dhe BIK kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në të cilin parashihej që imamët të ligjërojnë për të burgosurit. Mirëpo në memorandum nuk parashihej edhe pagesa e këtyre imamëve e që sipas kryeimamit Bajgora, ata bile duhet të kenë një pagesë si stimulim për punën që po bëjnë.

“Në memorandumin që kemi nënshkruar me Ministri të Drejtësisë për momentin çdo punë e hoxhallarëve është vullnetare dhe është pa pagesë, mirëpo kjo nuk do të thotë që në të ardhmen të mos mendohet që të stimulohen në një formë sepse është një detyrë jashtëzakonisht me rëndësi, ndonëse është humane në vet bërthamën e saj, por në kohën kur po jetojmë është e vështirë të stimulosh njerëzit që të jenë për një kohë të gjatë pjesë e këtij programi vullnetarë”, tha Bajgora për Ekonomia Online.

“Marr si shembull na vendet e perëndimit, imamët apo priftërinjtë që ligjërojnë nëpër burgje paguhen nga shteti, andaj besoj që edhe shteti ynë do të gjejë mënyrën edhe mundësinë që edhe këta imam ti stimulojë në formë pagese për shkak të peshës së përgjegjësisë që e kanë”.

Ai tha se në mbajtjen e ligjëratave janë angazhuar 20 imam në pesë burgje derisa ka theksuar se k ëto ligjërata janë për të gjitha kategoritë e të dënuarve.

“Kemi filluar me 5-6 burgje të Kosovës dhe për momentin po shkon puna mbarë. Kemi filluar në Dubravë në Mitrovicë, në Gjilan në Lipjan dhe së fundi edhe në burgun e sigurisë së lartë në Gërdovc. Për momentin janë afër 20 hoxhallarë i kemi në mesin e tyre edhe 2 profesoresha të studimeve islame që po merren me trajtimin e të miturve dhe grave në burgun e Lipjanit”.

“Ndonëse në opinion ka mbretëruar një bindje që këto ligjërata kryesisht do të jenë vetëm për ata që janë dënuar për radikalizëm apo ekstremizëm fetar e që nuk është e vërtetë sepse kjo është vetëm një segment i vogël i kësaj ndërkohë që 95% e ligjëratave u dedikohen të burgosurve tjerë jashtë kësaj fushe”, tha ai.

Bajgora ka bërë të ditur se ky projekt nuk ka ndonjë afat të caktuar se kur do të përfundojë, derisa shtoi që një memorandum i tillë pritet të nënshkruhet edhe me bashkësitë tjera fetare, raporton EO.

“Ky projekt nuk ka ndonjë përcaktim kohor, do të vazhdoj për aq sa ka interesim nga të burgosurit dhe ne jemi duke u përpjekur që ta arrijmë një modus të përshtatshëm edhe për imamët edhe për të burgosurit se çfarë mësimesh dhe çfarë predikimesh kanë dëshirë të bëjnë”.

“Një memorandum i tillë është bërë vetëm me BIK-un, por në bisedë me ministrin është biseduar që do të ketë në të ardhmen e afërt bisedime edhe me bashkësitë tjera fetare që edhe ata të kenë një qasje tek të burgosurit që i përkasin feve të tjera në Kosovë”, tha Bajgora.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype


Postime të lidhura
Lajme
15/09/2018
Plus Info
Postime të lidhura

Më shumë në Lajme

Anketa në Kosovë: 48% e qytetarëve nuk duan bashkim me Shqipërinë

Plus Info21/02/2019
Lexo më shumë

“Papunësia nuk zbutet nëse nuk bëhet një plan nacional nga Qeveria”

Plus Info21/02/2019
Lexo më shumë

Mustafa tregon qëndrimin përfundimtar të LDK-së për marrëveshjen me Serbinë

Plus Info21/02/2019
Lexo më shumë

Ministri Shala urdhëron verifikimin e secilit produkt që tregtohet në Kosovë

Plus Info21/02/2019
Lexo më shumë

Papunësia, varfëria dhe korrupsioni, problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova

Plus Info21/02/2019
Lexo më shumë

Thaçi: Nuk më duhet vota, Kosova do dalë fituese

Plus Info20/02/2019
Lexo më shumë
Për më shumë
Trokit

Panorama Residence

Info Plus
Ky portal mirëmbahet nga Smart Media sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Smart Medias. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2009 Portali Plus Info.

Raporto ngjarje

Raporto ngjarje/lajme në 049 365 100 Viber...& WhatsApp...+377 44 60 40 50 Në e-mail: info@plus-televizion.tv Ekipet e Plus Tv do të ju vizitojnë dhe do të kujdesën që t'a sensibilizojnë opinionin.

Kategori

  • Bota
  • Kronika e Zezë
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajonale
  • Rusia 2018
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Uncategorized

Copyright © Smart Media Sh.P.K.

Rr. "Adem Jashari" ☎ +37744 60 40 50 ✉ redaksia@plus-televizion.tv

Agim Çeku i prin aktakuzës për rastin ‘veteranët’
Haradinaj: Kur ta pastrojmë gjithë Kosovën, s’do lejojmë më ndotjen
Kjo faqe interneti përdor "cookies" për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit dhe për të siguruar që po funksionon në mënyrë efektive. Pranoj Lexo më shumë