
Trajneri Skënder Gega, ka zbardhur formacionin me të cilin do të luajë kundër Tiranës.
Ndonëse gjatë konferencës për mediat ishte shprehur se Alban Hoxha nuk do të luante në këtë takim, trajneri Gega ka befasuar teksa në protokollin e ndeshjes ka futur emrin e Alban Hoxhës si titullar.
Kjo duhet të ketë qenë një lëvizje taktike për të çoroditur kundërshtarin, që shpresonte të përfitonte nga ky moment jo i mirë në aspektin moral i Partizanit. Por pavarësisht se është pjesë e skuadrës si titullar, Alban Hoxha nuk do të jetë kapiten, pasi shiritin e ka Egzon Belica. Ky është ndoshta ndëshkimi i vetëm që klubi i ka dhënë Albanit për ngjarjen e fundjavës së kaluar.
Ndërkohë edhe trajneri i Tiranës Ardian Mema, ka publikuar formacionin me të cilin do të përballet sot ndaj Partizanit. Më poshtë janë dhe formacionet për të dyja skuadrat:
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah, Mala, Bardhi
Tirana: Abibi, Imami, Hoxhallari, Atinga, Doka, Mauexhe, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Sentamu.
Facebook
Twitter
Instagram
Google+
YouTube
RSS