• Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
Info Plus
  • Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
  • Facebook

  • Twitter

  • Instagram

  • Google+

  • YouTube

  • RSS

Lajme

Avdullah Hoti shpalos ambicien për Kryeministër, thotë se LDK do të qeverisë për dy mandate

Avdullah Hoti shpalos ambicien për Kryeministër, thotë se LDK do të qeverisë për dy mandate
Plus Info
15/09/2018

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia e tij në disa hulumtime, siç i quan të pavarura është renditur si partia e parë.
Ai ka thënë se LDK po lë partitë tjera mbrapa me diferencë të madhe.

Hoti LDK-në e ka quajtur gardiane të vendit, duke thënë se ata kanë mbrojtur Kosovën nga veprimet e dëmshme të Qeverisë dhe Presidentit.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Ne disa hulumtime te pavarura gjate ketij viti, LDK-ja po merr mbeshtetjen me te madhe nga qytetaret, me diference te konsiderueshme nga partina e dyte. Mbeshtetja po vjen nga te gjitha grupmoshat dhe rajonet e Kosoves. Eshte e qarte se qytetaret e Kosoves mbeshtesin plotesisht politikat e LDK-se. Ne do te avancojme veprimet tona politike ne mbrojtje te shtetit te Kosoves dhe interesave te qytetareve.

Ne jemi bere gardiane te shtetit te Kosoves, duke e ruajtur Kosoven nga veprimet e demshme te Qeverise dhe Presidentit:

– ne kemi parandaluar perjashtimin e Kosoves nga Regjistri Evropian i Cilesise per shkak te nderhyrjeve jo ligjore te kryeministrit.

– ne kemi evituar izolimin nderkombetar te Kosoves ne fund te vitit te kakuar.

– i kemi bllokuar disa nisma ligjore te demshme per shtetin e Kosoves dhe rendin tone demokratik.

– e kemi ndaluar qeverine te fale dhjetera miliona euro tatime te mbetura borxh nga ndermarrjet private.

– e kemi mbeshtetur marrreveshjen e demarkacionit me Malin e Zi per t’i hapur rruge liberalizimit te vizave.

– ne po punojme shume te ndalojme perfshirjen e temes se shkembimit te territoreve ne dialogun me Serbine.

Fatkeqesisht, gjate te gjithe kesaj legjislature te Kuvendit te Kosoves, na eshte dashur te merremi vetem me parandalim te veprimeve te demshme te ketij koalicioni te qoroditur. Ka munguar plotesisht debati per shendetesi e arsim me te mire, punesim per te rinjte, rritje te buxheti dhe te ardhurave, sepse ky koalicion i qoroditur nuk ka as interes, e as ekspertize, per tu marre me keto ceshtje.

Tash po punojme shume me te gjitha strukturat e LDK-se, me Keshillin e Eksperteve dhe me eksperte te pavarur, per te pergatitur programin per qeverisen e ardhshme tete vjecare. Ne po behemi gati t’i ofrojme Kosoves nje model te ri te qeverisjes, nje qeveri civile, me njerez qe kane kulture te gjere dhe ekspertize, me njerez qe kane mbeshtetje qytetare.

Po punojme te unifikojme skenen politike per te formuar nje bllok te gjere politik qe do te udheheq Kosoven ne dy mandatet e ardhshme.

Kemi intensifikuar debatin me strukturat e LDK-se, me elektoratin tone dhe me qytetare te tjere neper komuana per te informuar ata dhe per te marre sugjerimet e tyre.
Do te vizitojme cdo komune per te kerkuar mbeshtetje per misionin tone per demokratizimin e Kosoves dhe konsolidimin e shtetesise te Kosoves ne arenen nderkombetare.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype


Postime të lidhura
Lajme
15/09/2018
Plus Info
Postime të lidhura

Më shumë në Lajme

Mustafa tregon qëndrimin përfundimtar të LDK-së për marrëveshjen me Serbinë

Plus Info21/02/2019
Lexo më shumë

Ministri Shala urdhëron verifikimin e secilit produkt që tregtohet në Kosovë

Plus Info21/02/2019
Lexo më shumë

Papunësia, varfëria dhe korrupsioni, problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova

Plus Info21/02/2019
Lexo më shumë

Thaçi: Nuk më duhet vota, Kosova do dalë fituese

Plus Info20/02/2019
Lexo më shumë

Ministri serb: Katastrofë për Serbinë nëse vazhdon taksa, deri tani kemi humbur 90 milionë euro

Plus Info20/02/2019
Lexo më shumë

Vritet një 25 vjeçar në Ferizaj, Policia jep detajet

Plus Info20/02/2019
Lexo më shumë
Për më shumë
Trokit

Panorama Residence

Info Plus
Ky portal mirëmbahet nga Smart Media sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Smart Medias. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2009 Portali Plus Info.

Raporto ngjarje

Raporto ngjarje/lajme në 049 365 100 Viber...& WhatsApp...+377 44 60 40 50 Në e-mail: info@plus-televizion.tv Ekipet e Plus Tv do të ju vizitojnë dhe do të kujdesën që t'a sensibilizojnë opinionin.

Kategori

  • Bota
  • Kronika e Zezë
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajonale
  • Rusia 2018
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Uncategorized

Copyright © Smart Media Sh.P.K.

Rr. "Adem Jashari" ☎ +37744 60 40 50 ✉ redaksia@plus-televizion.tv

Haradinaj: Kur ta pastrojmë gjithë Kosovën, s’do lejojmë më ndotjen
Serbia do anëtarësim në BE dhe shumë ndihmë ekonomike për marrëveshje me Kosovën
Kjo faqe interneti përdor "cookies" për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit dhe për të siguruar që po funksionon në mënyrë efektive. Pranoj Lexo më shumë