• Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
Info Plus
  • Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
  • Facebook

  • Twitter

  • Instagram

  • YouTube

  • RSS

Aktuale

Alarm në Evropë pas dyfishimit të rasteve me COVID-19

Alarm në Evropë pas dyfishimit të rasteve me COVID-19
Plus Info
24/10/2020

Evropa është vënë në alarm pasi që numri i rasteve të infektimit me koronavirusin e ri më se është dyfishuar gjatë vetëm dhjetë ditëve të fundit, teksa disa shtete të pjesës jugore të kontinentit kanë raportuar shifrat më të larta ditore të rasteve gjatë kësaj jave.

Në gjithë kontinentin janë raportuar më shumë se 200.000 raste ditore të infeksionit për të parën herë që nga shpërthimi i pandemisë, në shifrën që ka tejkaluar bilancin njëzetekatërorësh nëpër Indi, Brazil dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkalla e rritjes është shpjeguar me kryerjen e më shumë testimeve ditore sesa gjatë valës së parë të pandemisë. Ndërsa, deri më tani, Evropa ka evidentuar më shumë se 7.8 milionë të infektuar rreth 247.000 të vdekur nga sëmundja pandemike.

Spanja gjatë kësaj jave është bërë vendi i parë i Evropës Perëndimore që ka tejkaluar shifrën prej 1 milion rasteve me COVID-19, por të premten, kryeministri Pedro Sanchez ka bërë të ditur se numri i vërtetë mund mbase të jetë më i lartë se tre milionë.

Ndërkohë, në Sllovaki nga e shtuna do të fillojë zbatimi i izolimit mbarëkombëtar që do të zgjasë të paktën deri më 1 nëntor, ka bërë të ditur kryeministri Igor Matovic. Qeveria ka planifikuar, po ashtu, që të ndërmarrë testime masive për COVID-19 gjatë së premtes dhe të shtunës, duke i vënë në shënjestër zonat më të prekura të vendit.

Në Francë, ku bilanci ditor i infeksioneve të enjten e tejkaloi shifrën prej 40.000 rastesh, Qeveria ka zgjeruar masën e orës policore për të përfshirë edhe qytetet e tjera, pos kryeqytetit Paris dhe disa zona përreth tij.

“Çdo orë në Francë nga 1.000 persona konfirmohen si të prekur me COVID-19. Çdo minutë shënohet nga një hospitalizim i ri. Hapat që ne po ndërmarrim kanë për synim sprapsjen e këtij trendi. Akëcili prej nesh e bart nga një copëz të zgjidhjes”, ka shkruar në Twitter ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran.

Në Poloni, ndërkaq, nga e shtuna do të mbyllen restorantet dhe baret për dy javë radhazi, ndërsa tubimet publike do të kufizohen në vetëm pesë persona. Kjo pasi që shkalla e infektimeve të reja ditore ka kaluar rekordin prej 13.600 rastesh.

Loading...
Postime të lidhuraBallinë
Aktuale
24/10/2020
Plus Info
Postime të lidhuraBallinë

Më shumë në Aktuale

SHBA regjistron shifër rekorde të rasteve fatale që nga Prilli i këtij viti, me 2600 vdekje brenda ditës

Plus Info02/12/2020
Lexo më shumë

Porositë e para të vaksinës Pffizer do të jipen që nga 15 Dhjetori, paralajmrohet të lëshohet përdorim dhe një vaksinë tjetër

Plus Info02/12/2020
Lexo më shumë

Pandemia Corona: Ndotja e mjedisit rrit rreziqet e COVID-19

Plus Info02/12/2020
Lexo më shumë

Reagon nënkryetari i Gjilanit pasi emri i tij përflitet si kandidat i LDK-së për kryetar të komunës

Plus Info02/12/2020
Lexo më shumë

Mbi 13 mijë raste aktive me coronavirus, paralajmërohen masa të reja kufizuese para festave të fundvitit

Plus Info02/12/2020
Lexo më shumë

Mbretëria e Bashkuar aprovon përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 nga Pfizer, nga java e ardhshme fillon gjithçka

Plus Info02/12/2020
Lexo më shumë
Për më shumë
Trokit

Panorama Residence

INTEREX – EXTRA LIRË

Info Plus
Ky portal mirëmbahet.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2009 Portali Plus Info.

Raporto ngjarje

Raporto ngjarje/lajme Viber & WhatsApp +38344604050 Në e-mail: info@plus-televizion.tv Ekipet e Plus Tv do të ju vizitojnë dhe do të kujdesën që t'a sensibilizojnë opinionin.

Kategori

  • Aktuale
  • Bota
  • Kronika
  • Kronika e Zezë
  • Kultura
  • Lajme
  • Opinione
  • Plus Tv Live
  • Rajonale
  • Rusia 2018
  • Sport
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Uncategorized

Rr. "Adem Jashari" ☎ +38344604050 ✉ redaksia@plus-televizion.tv

Suspendohet polici që ishte i angazhuar në ruajtjen e objektit të AUV-it kur u krye vjedhja
Rritja e të infektuarve, rezultat i numrit më të madh të testeve
Kjo faqe interneti përdor "cookies" për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit dhe për të siguruar që po funksionon në mënyrë efektive. Pranoj Lexo më shumë
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.