
Para pak çastesh në autostradën Shkup-Tetovë është rrokullisur një autobusë.
Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit. Në këto momente sapo ka arritur një ekip i policisë.
Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar gjatë këtij aksidenti.
Shkaqet e aksidentit gjithashtu nuk dihen. Megjithatë për informata më të hollësishme do t’ju njohim në vazhdim si dhe në edicionin e lajmeve të orës 19:oo. /Alsat-M
Facebook
Twitter
Instagram
Google+
YouTube
RSS