• Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
Info Plus
  • Lajme
  • Rajonale
  • Kronika e Zezë
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Opinione
  • Bota
  • Facebook

  • Twitter

  • Instagram

  • Google+

  • YouTube

  • RSS

Rajonale

Komuna e Vitisë shembull i qeverisjes së mirë në mbështetje të Bizneseve, Qendrës Rinore dhe Grupit Lokal të Veprimit

Komuna e Vitisë shembull i qeverisjes së mirë në mbështetje të Bizneseve, Qendrës Rinore dhe Grupit Lokal të Veprimit
Plus Info
14/02/2018

Me qëllim të shkëmbimit të përvojave mes vete, e konkretisht përvojat e mira nga komuna e Vitisë, si dhe të këmbejnë ide për një zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen, Vitia ka qenë nikoqire e takimit të organizuar në emër të Projektit Aftësimi për Punësim Rural (APR) i implementuar nga Helvetas Swiss Intercooperation, ku kanë marrë pjesë edhe kryetarët dhe përfaqësues tjerë të komunave Dragash dhe Kamenicë.

Në objektiv të këtij takimi ishte përkushtimi që komuna e Vitisë i ka dhënë mbështetjes së bizneseve, grupit Lokal të Veprimit dhe Qendrës Rinore/Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, për të parë nga afër punën dhe të arriturat e këtyre tri sektorëve të kësaj komune, si dhe për të diskutuar për sfidat nëpër të cilat këto sektorë kanë kaluar për të krijuar qëndrueshmëri në punën e tyre.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti u shpreh se ndihet i nderuar që ka pritur në takim kryetarët e komunave Dragash dhe Kamenicë bashkë me menaxherin e Projektit Aftësimi për Punësim Rural të Swiss Intercooperation dhe ka theksuar se komuna e Vitisë se janë bërë shumë bashkëpunime në sferën e bujqësisë, zhvillimit rural, Zyrën e Investimeve, KVRL dhe Qendrën Rinore të cilën e përkrahim me 15 % të buxhetit të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport dhe për gjitha këto i falënderoj përfaqësuesit e Helvetasit për mbështetjen që po japin në zhvillimin e këtyre sektorëve. “Do të vazhdojmë bashkëpunimin me organizatat dhe jemi partner të përgjegjshëm në realizimin e projekteve që kemi nënshkruar marrëveshje. Së shpejti do ta themelojmë edhe Qendrën Inovative për bujqësi, për shkak se potencial dhe sektor shumë i rëndësishëm ekonomik në Viti, por sigurisht edhe në komunat Dragash e Kamenicë është bujqësia si aktivitet ekonomik, andaj edhe do të angazhohemi që bashkë me Helvetasin këtë resorë ta aktivizojmë”, ka thënë kryetari Haliti.

Ndërsa Shaban Shabani, kryetar i komunës së Dragashit, ka thënë se qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave dhe për të parë nga afër punën e kryetarit të Vitisë dhe bashkëpunimin që ka pasur me Helvetasin. “Jemi në trend të realizimit të disa projekteve të përbashkëta dhe synojmë ti zbatojmë praktikat e mira që kemi parë këtu. Jemi të interesuar të rrisim bashkëpunimin ndërkomunal, përkundër distancave që kemi, ngase konsiderojmë se këto bashkëpunime janë shumë të mirëseardhura”, tha Shabani. Edhe kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati ka thënë se ky takim thellon bashkëpunimin ndër komunal. “Shprehim falënderues nda të dy kryetarëve që kanë shpreh gatishmërinë për të na ndihmuar komunën e Kamenicës me përvojat dhe dijen që kanë krijuar këta dhe gjithashtu uroj që ky takim të jetë një ndër takimet që do të realizohen në të ardhmen mes nesh”, tha Kastrati.

Kurse Luan Hoti menaxher i Projektit Aftësimi për Punësim Rural (APR), theksoi se takimi i sotëm ka të bëjë me punën dhe modelin e mirë që është bërë në komunën e Vitisë. Vitia ka shumë gjëra që të tregoj dhe që duhet të jetë shembull edhe për komunat tjera, ka thënë ai, duke shtuar se Helvetas do të vazhdojë të mbështes me projekte këto komuna dhe komuna të tjera të Kosovës.
Kjo vizitë është përcjellë me një punëtori gjysmë-ditorë, ku të tria komunat diskutuan dhe këmbyen informacione rreth zhvillimit të punës në këto sektorë, me që rast edhe u vizituan Zyrën për Investime dhe Mbështetje të Biznesit, Grupin Lokal të Veprimit dhe Qendrës Rinore/Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Viti.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype


Postime të lidhuraBallinëKomuna e Vitisë
Rajonale
14/02/2018
Plus Info
Postime të lidhuraBallinëKomuna e Vitisë

Më shumë në Rajonale

Gjilan: Gripi sezonal, mjekët apelojnë të kërkohet ndihma dhe të bëhet vaksinimi

Plus Info21/02/2019
Lexo më shumë

Berberët e Vitisë tërhiqen nga iniciativa për rritjen e çmimeve

Plus Info20/02/2019
Lexo më shumë

Raporti vjetor financiar i Ferizajt nuk përmbush kriteret ligjore

Plus Info19/02/2019
Lexo më shumë

Apeli kërkon vazhdimin e gjykimit në rastin e Qemajl Mustafës

Plus Info19/02/2019
Lexo më shumë

Mërgimtari nga Gjilani humb dokumentet dhe 600 euro, lutet për ndihmë

Plus Info18/02/2019
Lexo më shumë

Haziri: Republika e jonë është e re, por historia e saj është e vjetër

Plus Info17/02/2019
Lexo më shumë
Për më shumë
Trokit

Panorama Residence

Info Plus
Ky portal mirëmbahet nga Smart Media sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Smart Medias. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2009 Portali Plus Info.

Raporto ngjarje

Raporto ngjarje/lajme në 049 365 100 Viber...& WhatsApp...+377 44 60 40 50 Në e-mail: info@plus-televizion.tv Ekipet e Plus Tv do të ju vizitojnë dhe do të kujdesën që t'a sensibilizojnë opinionin.

Kategori

  • Bota
  • Kronika e Zezë
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajonale
  • Rusia 2018
  • Sport/Kulturë
  • Të ndryshme
  • Uncategorized

Copyright © Smart Media Sh.P.K.

Rr. "Adem Jashari" ☎ +37744 60 40 50 ✉ redaksia@plus-televizion.tv

Kurteshi-Emini: Nuhi Matoshi ishte shembull i njeriut të urtë, i familjarit të denjë dhe i mikut të çmuar
Vitia me shumë aktivitete për 10-vjetorin e Pavarësisë
Kjo faqe interneti përdor "cookies" për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit dhe për të siguruar që po funksionon në mënyrë efektive. Pranoj Lexo më shumë