Në mëngjesin e sotëm, rreth orës 5,45 minuta një shofere e re kosovare me makinën e saj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në fushë, me ç`rast makina e tipit BMW, e kthyer përmbys, ka pësuar shkatërrim total.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën nga Halwil-inë drejtim të Boniswil-it, Zvicër.
Kosovarja 24 vjeçe nuk ka mundur të lirohet vetë nga makina deri sa ka ardhur ndihma e shpejtë dhe e ka transportuar në spital, ku është konstatuar se ka pasur vetëm lëndime të lehta, shkruan polizeinews.ch.
Por, policia kantonale e Aargaut ia ka konfiskuar asaj përkohësisht patentshoferin.
Sipas të dhënave të para, ngasësen e veturës në një moment ka zënë gjumi gjatë vozitjes dhe kjo ka qenë shkaktare e aksidentit. /albinfo/
Facebook
Twitter
Instagram
Google+
YouTube
RSS